TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në 24 orët e fundit Kosova ka konfirmuar të paktën 14 raste të reja me Covid-19 duke e çuar në 1.003 numrin e përgjithshëm të të sëmurëve.
Në bazë të njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, është mësuar se Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK në 24 orët e fundit ka testuar 208 mostra, prej të cilave 14 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).”- thuhet në njoftimin e IKSHPK.
Lajmi i mirë është se janë shëruar edhe tre persona të prekur nga koronavirusi, duke e çuar në 722 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërsa deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën nga koronavirusi të paktën 29 persona që prej fillimit të pandemisë.