TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas disa muaj bllokim për shkak të koronavirusit, Italia do të hapë më 3 qershor aeroportet.
Lajmi është bërë publik nga Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.
“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, tha ministrja.
Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian duke filluar nga 3 qershori.
Po ashtu mësohet se do të anulohet karantina për ata që hyjnë në territorin italian.