AKTUALITET, 29 Gusht 2018, 11:36

Humb jetën në rrethana të panjohura turisti rumun në Vlorë

Humb jetën në rrethana të panjohura turisti rumun në

Një turist i huaj, ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura teksa pushonte në Vlorë. Sipas informacioneve të policisë, bëhet fjalë për një 63-vjeçar nga Rumania, i cili ka ndërruar jetë në rrethana të panjohura. Policia ndodhet në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat.

Informacion paraprak

Më datë 29.08.2018, rreth orës 10:35, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, shtetasi K.U, 63 vjeç, banues në Bukuresht Rumani duke pushuar me familjen e tij në plazhin përballë shkollës së Marinës, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e ngjarjes.