AKTUALITET, 25 Maj 2021, 14:47

Kosova merr edhe 3510 vaksina antiCOVID nga Bashkimi Europian

Kosova merr edhe 3510 vaksina antiCOVID nga Bashkimi Europian

Kosova ka pranuar edhe 3510 vaksina antiCOVID-19 nga Bashkimi Europian.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë së Kosovës. Mësohet se sot janë realizuar 550 vaksinime në Prishtinë, ndërkohë vaksinimi është zhvilluar edhe në komunat tjera. MSH njofton se numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në nivel vendi është 57,615.

“Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuara në të gjithë vendin”, thuhet në njoftim.

Krahas planit të vaksinimit, MSh u bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen dhe të aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19.