AKTUALITET, 23 Shkurt 2020, 10:36

Koronavirusi/ Silva Bino jep këshilla: Të kujdesemi për higjenën:Janë përforcuar masat në kufi, kujdes me udhëtimet në Itali

Koronavirusi/ Silva Bino jep këshilla: Të kujdesemi për


Shefja e departamentit të sëmundjeve invektive, Silva Bino ka sqaruar të gjithë qytetarët lidhur me përhapjen e koronavirusit. Në një deklaratë për shtyp, Bino dha disa këshilla sesi njerëzit mund të mbrohen nga përhapja ose infektimi.

Më tej, ajo ka adresuar edhe disa nga akuzat, duke u shprehur se ISHP-ja i ka të gjitha mjetet për ta zbuluar në vend koronavirusin duke mohuar zërat se kampionet çohen jashtë pasi në shtet nuk ka pajisje.

Mos përshtyni përtokë. Vendosi bërrylin kur tështijmë. Qurrët tona mos t’i lëshojmë anembanë. Ky është një virus i thjeshtë. Përhapet njësoj si gripi. Ky ka një vdekshëmëri fare pak më të lartë se virusi i grupi. Të kujdesemi për veten për higjenën. ISHP e përcakton diagnozën në vend. Nuk ka një pajisje por disa. Janë përforcuar masat në kufi, iu bëj thirrje qytetarëve që udhëtojnë të jenë të kujdesshëm dhe të raporojnë çdo shqetësim. Në aeroportin e Rinasit ka gjithashtu mjekë. Skanerat nuk i kanë të gjitha vendet. Kapja e hershme lidhet me sistemin shëndetësore dhe gjurmimin e kontakteve. Shqipëria ka eksperiencë me gjurmin e kontakteve. Karantina është vend për të shëndoshët. Nëse do të kemi më shumë raste janë zgjedhur struktura të tjera. Është normale që njerëzit të kenë frikë,”-tha në fjalën e saj Bino.