TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet në Gjermani kanë njoftuar një rekord prej 410 fatalitetesh nga koronavirusi në 24 orët e fundit, vetëm disa orë para se kryeministrat e shteteve federale të flisnin përmes telekonferencës me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Numri i rasteve të konfirmuara të Covid-19 në Gjermani është rritur në 24 orët e fundit me 18,633 , duke e çuar në 961,320, numrin e përgjithshëm të rasteve, sipas Institutit Robert Koch.
Rastet ditore janë 5,015 më pak se numri rekord të premten, por numri i të vdekurve u rrit ndjeshëm në 410 nga 305 javën e kaluar.
Ndërkohë, kancelarja Merkel do të zhvillojë sot një video-konferencë me kryeministrat e shteteve për të diskutuar zgjatjen e bllokimit.