AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 16:16

Koronavirusi/ Regjistrohen tre vìktima dhe 163 raste të reja në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi/ Regjistrohen tre vìktima dhe 163 raste të reja në

Vijon të rritet numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, ku në 24 orët e fundit u regjistruan 163 raste të reja.

Po ashtu, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën edhe tre persona nga koronavirusi.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 arriti në 5758, numri i të shëruarve në 2206, ndërsa numri i vìktimave në 268.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 3284.