AKTUALITET, 16 Shtator 2021, 08:58

Macron: Ushtria franceze vrau udhëheqësin e grupit të ISIS në Sahara

Macron: Ushtria franceze vrau udhëheqësin e grupit të ISIS

Udhëheqësi xhihadist i grupit të Shtetit Islamik në Sahara është vrarë nga ushtria franceze, tha Presidenti Emmanuel Macron.

Duke shkruar në rrjetet sociale, Macron e përshkroi vdekjen e Adnan Abu Walid Al-Sahrawi si një “sukses të madh në luftën kundër grupeve terroriste”.

Forcat franceze, të mbështetura nga inteligjenca amerikane, kanë qenë në kërkim të qelizave xhihadiste në rajon prej vitesh.

Grupet kryengritëse islamike janë përhapur në të gjithë rajonin, përfshirë Mali, Niger, Çad dhe Burkina Faso.