AKTUALITET, 26 Prill 2021, 18:10

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm një humbje jete dhe 69 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm një humbje jete dhe 69 raste

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar të prekur me koronavirus vetëm 69 persona, por ka një rënie të ndjeshme të testeve të kryera, të cilat kanë qenë vetëm 994.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një person i prekur me koronavirus, ndërsa janë shëruar 737 persona.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 994 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 69 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 22 raste në Tiranë, 7 raste në Berat, 6 raste në Fier, 5 raste në Skrapar, 4 raste në Durrës, Elbasan, Vlorë, 2 raste në Kurbin, Kukës, Mirditë, Gjirokastër, 1 rast në Shkodër, Kukës, Lezhë, Gramsh, Lushnje, Përmet, Delvinë, Vau Dejës, Dibër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 737 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 106,465 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 147 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 1 qytetar, 69 vjeç ngaTirana e ka humbur betejën me COVID19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Prill 2021)

Raste të reja ditore 69

Të shëruar në 24 orë 737

Të shtruar në spitale 147

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 994

Testime totale 627,983

Raste pozitive 130,606

Raste të shëruara 106,465

Raste Aktive 21,762

Humbje jete 2,379

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 16993

Fier 1800

Durrës 648

Shkodër 554

Gjirokastër 389

Korçë 495

Vlorë 270

Elbasan 126

Kukës 204

Dibër 141

Berat 93

Lezhë 41