AKTUALITET, 11 Mars 2020, 09:50

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Masat shtrënguese do të vijojnë

Koronavirusi në Shqipëri, Rama: Masat shtrënguese do të


Kryeministri Edi Rama iu ka drejtuar dy mesazhe qytetarëve këtë mëngjes lidhur me situatën e krijuar në vend prej virusit të ri.

“Frikë jo, kujdes po! "– nënvizon Rama dhe publikon pamjet e lokaleve të mbyllura në Tiranë.

“ Mbyllur mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve...

Faleminderit të gjithë pronarëve të tyre për mirëkuptimin dhe kontributin konkret në vijën mbrojtëse të luftës.

Masat shtrënguese do të vijojnë sipas planit dhe kontributi juaj, i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh.”