AKTUALITET, 10 Mars 2020, 23:08

Sherr i fortë/ Drejtori i Urgjencës: Mos i shtrembëroni turinjtë! Pampuri: O mashtrues, kërko falje ose largohu!

Sherr i fortë/ Drejtori i Urgjencës: Mos i shtrembëroni


Në emisionin Opinion, ka patur një debat mes përfaqësueses së PD, Oriola Pampuri dhe Shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

“Zonjë ju lutem mos i shtrembëroni turinjtë,”- tha Brataj që nxiti reagimin e Pampurit. Kjo e fundit u shpreh se Drejtori i Urgjencës Kombëtare duhet t’i kërkojë falje, ose do ikte nga studioja.

“Kërko falje për këtë që the. Kërko falje pot ë them. Fevzi duhet të kërkojë falje. Ose ai ose unë këtu në studio, të kërkojë falje për atë fjalë që tha,”- u shpreh Pampuri.

“Moj zonjë po unë mund edhe të kisha bërë si ju me zotëri me zotëri,”- tha Brataj.

“Keni mashtruar popullin, tregoni të vërtetën,”- tha Pampuri. Këtu ndërhyri edhe Fevziu, që iu drjetua Pampurit.

“Çfarë është e vërteta zonja Pampuri, çfarë duhet të dijë populli?”- tha gazetari.

“Që ky ka mashtruar popullin për maskat,”- tha Pampuri.

“Po mirë unë s;kam kaluar ende tek maskat, do kaloj dhe aty. Tani ky e ka mashtruar popullin?”- shtoi Fevziu.

“Jo ky por kryeministri Rama, njësoj janë,”- tha Pampuri.

“Po mirë, thuaj kryeministri jo ai ka  mashtruar popullin,”- u shpreh Fevziu.