AKTUALITET, 10 Mars 2020, 23:51

Ministrja e Shëndetësisë në Britani rezulton e infektuar me koronavirus

Ministrja e Shëndetësisë në Britani rezulton e infektuar me
Ministrja e Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Nadine Dorries, ka rezultuar e infektuar me Covid-19.

Ministrja tashmë është vetë-izoluar në banesën e saj dhe po ndjek këshillat e autoriteteve.

Në Mbretërinë e Bashkuar, kanë ndërruar jetë gjashtë persona nga koronavirusi dhe janë infektuar 382 persona. Rastet u shtuan pas përhapjes së virusit në Itali. /TPZ.al/