TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këtë të enjte dy nga katër të pandehurit e dosjes “184” në Dibër kanë dalë para togave të zeza, në seancën e radhës, për akuzën e ndikimit te votuesit në zgjedhjet për Bashkinë Dibër të vitit 2016.
Ndërkohë, mësohet se katër të pandehurit kanë dy gjyqtarë, duke i zhvilluar seancat të ndara.
Nuri Meda dhe Drini Gjeci, seanca ndaj të cilëve ishte sot në orën 13:00, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik.
Ndërsa, seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.