AKTUALITET, 12 Mars 2020, 16:35

Koronavirusi në Shqipëri, ambasada e SHBA anulon intervistat për viza: Do të lejohen vetëm takime urgjente dhe shërbimet për amerikanët

Koronavirusi në Shqipëri, ambasada e SHBA anulon intervistat për

Ambasada e SHBA në përputhje me masat e mara nga qeveria shqiptare për mospërhapjen e koronavirusit ka anuluar të gjitha intervistat për viza jo-emigruese.

Në njoftimin në FB ambasada amerikane thotë se ka anuluar të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri më 3 prill kurse do të vijojë vetëm me takimet urgjente si dhe shërbimet për qytetarët amerikanë.

NJOFTIMI I AMBASADËS SË SHBA

Në mbështetje të përpjekjeve të qeverisë së Shqipërisë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të COVID-19 duke kufizuar grumbullimet publike dhe praktikimin e largësisë midis personave, Ambasada e SHBA ka anuluar të gjitha intervistat e paracaktuara për Viza Jo-Emigruese deri më 3 prill, 2020. Gjatë kësaj kohe, Ambasada do të procesojë vetëm takimet urgjente për Viza Jo-Emigruese. Procesimi i Vizave Imigruese dhe shërbimet për qytetarët amerikanë do të vazhdojnë pa ndërprerje. Në përputhje me përpjekjet e qeverisë së Shqipërisë për të zvogëluar përhapjen e COVID-19, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka vendosur të shtyjë ose anulojë të gjitha aktivitetet dhe mbledhjet e ardhshme publike deri në 3 Prill 2020.

Lexoni njoftimin e plotë të Ambasadës së SHBA dhe përditësime të tjera mbi COVID-19, këtu: https://bit.ly/38HVTQE

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157145234600838