AKTUALITET, 12 Mars 2020, 14:46

Vdes i katërti në Gjermani, më shumë se dy mijë të infektuar nga koronavirusi

Vdes i katërti në Gjermani, më shumë se dy mijë të

Një person i katërt ka vdekur nga koronavirusi në Gjermani, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 2078.

Kjo gjë u bë e ditur nga autoritetet shëndetësore gjermane, duke nënvizuar se viktima e fundit, një 67-vjeçar ka vdekur në Landin e Baden-Wurttemberg dhe është i pari jashtë landit të Reno Westafilisë veriore, ku është regjistruar numri më i madh i rasteve.

Kujtojmë se kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë një parashikim të rëndë të martën, duke u thënë anëtarëve të Parlamentit se 60% deri në 70% të popullsisë gjermane mund të preken nga coronavirusi.