TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lideri opozitar, Hristijan Mickoski, thotë se situata me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut po del jashtë kontrollit.
Ai thotë se teza që virusi po dobësohet është e rrezikshme pasi nuk ka bazë shkencore.
Mickoski kërkon që zgjedhjet e parakohshme mos mbahen gjatë pandemisë pasi rrezikohet shëndeti i qytetarëve por LSDM shprehet e bindur se ato mbahen më 5 korrik.
”Teza që virusi dobësohet në veprimin e tij është e rrezikshme. Teza e tillë shkencore ende nuk është provuar. Edhe më i rrezikshëm është pretendimi se qeveria ka kontroll dhe i di vatrat. Numri i të infektuarve nuk e konfirmon këtë. Kjo nuk është kokëfortësi politike por realitet i hidhur që paguhet me jetët e njerëzve. Nevojitet strategji e jo PR i qeverisë ku nuk japin përgjigje për pyetjet. Ndërsa katastrofa në shëndetësi reflektohet në ekonomi”- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.’