TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në kuadër të situatës së krijuar nga Covid 19 këtë të mërkurë do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese të marra në Kosovë.
Qeveria, një ditë më parë, ka miratuar planin e ri të masave kufizuese anti-Covid, ku sipas të cilave lëvizja e lirë e qytetarëve dhe puna e operatorëve ekonomikë, qendrave tregtare, hotelerisë dhe gastronomisë do të jetë nga ora 05:00 deri në 20:00.
Sipas këtyre masave, personat mbi 65-vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00, ndërkaq jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore duke e dëshmuar me dokument përkatës nevojën për dalje jashtë këtij orari tek organi kompetent kontrollues.