AKTUALITET, 5 Prill 2021, 15:21

Koronavirusi në Kosovë/ Humbin jetën 11 persona, 512 raste të reja në 24 orët e fundit

Koronavirusi në Kosovë/  Humbin jetën 11 persona, 512 raste

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar të infektuar me Covid 512 raste të reja dhe kanë humbur jetën 11 persona.

Sipas Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) nga 4.718 testime të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 512 raste pozitive.

11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv janë konfirmuar Mitrovicë 2 raste (71, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (79, 76 vjeç), Ferizaj 1 rast (76 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (54 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Viti 1 rast (58 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në raportin e IKSHPK-së.

Sipas të njëjtit raport, numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste nga 447.840 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.926 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284./