AKTUALITET, 3 Korrik 2020, 14:30

Koronavirusi në Kosovë, 141 pacientë të shtruar në spital, katër në gjendje kritike

Koronavirusi në Kosovë, 141 pacientë të shtruar në


Në qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë të shtruar 141 pacientë me sëmundjen COVID-19.

Mësohet se 58 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Prej tyre, dy raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, katër raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, thuhet në njoftim.

Numri i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në 3,064, ku 55 pacientë kanë ndërruar jetë dhe 1,707 janë shëruar.