TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Itali vijon të ketë ulje të rasteve të reja me COVID-19. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 114 raste të reja me koronavirus, nga të cilat 30 në Lombardi.
Ditën e djeshme ishin 169 raste të reja dhe sic e shohim situaja sa vjen dhe përmirësohet. Gjithsej që prej nisjes së pandemisë së COVID-19 në Itali janë regjistuar 243,344 persona të infektuar.
Ndërsa vīktima në 24 orët e fundit janë 17, katër më shumë se një ditë më parë ku ishin 13. Numri total i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar 34,984. Lajm i mirë është që në 24 orët e fundit janë shëruar 335 persona.
Të shëruarit janë 195,441 persona ndërsa rastet aktive në vend janë 12,919 të infektuar. Ndërsa pacientët e shtuar me simptoma janë 777, nga të cilët 60 janë në terapi intensive.
