TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera detaje dalin nga ngjarja në Shkodër. Burimet policore kanë bërë të ditur se rreth orës 16:00 në vendin e quajtur si Stacioni i Trenit është qëlluar me armē ndaj drejtorit të Ujësjellësit të Shkodrës.
Mark Molla dhe djali i tij është plāgosur me armē dhe është dërguar për në spital.
Njoftimi i Policisë së Shkodrës:
Plagosi me armë zjarri pas një konflikti të çastit, Drejtorin e Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij, kapet dhe prāngoset në kohë rekord autori, falë reagimit të menjëhershëm dhe profesional të Policisë.
Rreth orës 16:00, në lagjen ‘Mark Lula’, në Shkodër, shtetasi M. P., para banesës së tij, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. M, me detyrë Drejtor i Ujësjellësit në Bashkinë Shkodër dhe djalin e tij K. M., i ka plāgosur të dy me armē zjarri pistoletë.
Shtetasi M. M. dhe djali i tij K. M. janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Shkodrës dhe strukturat e DVP Shkodër, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendngjarje, duke bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, shtetasit M. P, 43 vjeç, të cilit në momentin e kapjes shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan edhe armēn me të cilën ky shtetas plāgosi shtetasit M. M. dhe K. M.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.