AKTUALITET, 6 Qershor 2020, 08:53

Reshje shiu të herëpashershme, moti për çdo qytet

Reshje shiu të herëpashershme, moti për çdo qytet


Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura përgjatë gjithë ditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje e lehtë me shpejtësi 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 15m/s.

Valëzimi parashikohet i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 17/29 Re shi

Kukës 14/22 Re shi

Lezhë 16/29 Re shi

Dibër 12/22 Re shi

Durrës 17/24 Re shi

Tiranë 17/27 Re shi

Elbasan 16/27 Re shi

Berat 13/24 Re shi

Vlorë 19/24 Re shi

Korçë 11/19 Re shi

Gjirokastër 14/22 Re shi

Sarandë 16/23 Re shi.