AKTUALITET, 20 Shtator 2020, 21:43

Kontrolle të imtësishme te rrethrrotullimi i Bradasheshit, pranga dy të dyshuarve për krime e vrasje

Kontrolle të imtësishme te rrethrrotullimi i Bradasheshit, pranga dy

Dy të dyshuar për vrasje e krime të tjera të rënda janë arrestuar 72 orët e fundit gjatë kontrolleve në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

Prej vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çelës është ngritur postblloku policor që kontrollon automjetet që vijnë nga akset më të rëndësishme të vendit, nga Tirana, Porti i Durrësit apo Qafë-Thana me Kapshticën.

Policia gjithashtu ka marrë masa në të gjithë vendin pas vrasjes së Bujar Cellës dhe atentatit me tritol në mes të Tiranës, ndaj Preng Gjinit.