AKTUALITET, 20 Shtator 2020, 22:00

Di Francesco e nis me barazim te Cagliari, Genoa “shtyp” Crotonen!

Di Francesco e nis me barazim te Cagliari, Genoa “shtyp” Crotonen!

Nisi me një barazim 1-1 ndaj ish-skuadrës së tij Sassuolos aventura e Eusebio Di Francescos në stolin e Cagliarit.

Goli i Giovani Simeones në minutën e 77-të me kokë u barazua nga finalizimi i bukur drejtpërdrejt nga goditja standarte i algjerianit Bourabia 10 minuta më vonë.

Fitore e thellë e Genoas që mposhti me shifrat 4-1 Crotonen në një ndeshje të dominuar nga kuqeblutë ku shënuan edhe dy nga afrimet e reja si Zappacosta dhe Pjaca.