TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjashtë pacientë kanë lënë ditën e sotme spitalin Infektiv në QSUT, të shëruar nga COVID-19. Pas testit konfirmues në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga i cili kanë rezultuar negative për COVID-19 mbrëmjen e djeshme, sot 6 pacientë të shtruar në Infektiv janë kthyer në shtëpi. Në total deri tani janë 31 të prekur nga COVID-19 (në spital dhe të vetëizoluar) të cilët janë shëruar. Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë të vetëkarantinuar edhe për 14 ditë të tjera.
Ministrja Manastirliu me një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjashtë pacientë të shëruar kanë lënë sot spitalin infektiv:
Lajm i mirë??
Gjashtë pacientë kanë lënë sot spitalin infektiv të #shëruar nga #COVID-19 ?
Deri tani 3️⃣1️⃣ qytetarë e kanë fituar betejën me sëmundjen e vështirë??
#FORCA ekipit të mjekëve të #Infektivit
#BashkëJaDalim