Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka shpërndarë një video të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë një interviste televizive, i cili u bëri apel qytetarëve që të zbatojnë rregullat e karantinës.
Spiropali ka çuditur në fakt me këtë gjest pasi raportet mes tyre nuk kanë qenë të mira në vazhdimësi por duket se kur vjen puna për solidarizim zbuten gjakrat.
“
Karantina, izolimi, janë të mërzitshme, të vështira, por do të jetë e jashtëzakonshme kënaqësia kur ta fitojmë betejën”, tha ish-kryeministri Berisha mbrëmjen e shkuar në “Opinion” dhe duket se këto fjalë e kanë impresionuar Spiropalin duke shpërndarë mesazhin e Berishës dhe duke lënë pas betejat politike.