AKTUALITET, 27 Mars 2020, 18:49

Kriza e Covid-19, reagon FMN: Qeveritë të bëjnë më shumë për mbështetjen fiskale të biznesit dhe familjeve në nevojë

Kriza e Covid-19, reagon FMN: Qeveritë të bëjnë më

Fondi Monetar Ndërkombëtar, Drejtuesi i Komitetit Financiar Lesetja Kganyago dhe Drejtoresha Menaxhimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, lëshuan ​​deklaratën e mëposhtme në vijim të konferencës së mbajtur sot mbi situatën e shkaktuar nga emergjenca e Covid-19.

“Jemi në një situatë të paprecedentë për shkak të kësaj pandehmie globale e cila është shndërruar në një krizë ekonomike dhe financiare. Me frenim e aktivitetit ekonomik, gjasat janë që parashikimi i prodhimit global për këtë vit të tkurret. Vendet anëtare kanë marrë masa të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë të njërëzve dhe për të ruajtur aktivitete ekonomike. Por nevojitet të bëhet më shumë. Prioritet duhet t’i jepet mbështetjes fiskale të synuar për familjet në nevojë dhe bizneseve për të përshpejtuar dhe forcuar rimëkëmbjen në 2021.

Edhe pse ndikimi më i madh shëndetësor ka qenë në ekonomitë e vendeve të përparuara, vendet në zhvillim dhe sidomos ato me të ardhura të ulta do të goditen më fortë me një kombinim e një krize shëndetësore, një përmbysje e papritur e flukseve të kapitalit dhe, për disa, një rënie e mprehtë në çmimet e mallrave. Shumë prej këtyre vendeve kanë nevojë për ndihmë për të forcuar reagimin e tyre ndaj krizës dhe për të rikthyer vendet e punës, duke pasur parasysh mungesën e likuiditetit të këmbimit valutor në ekonomitë e tregut në zhvillim dhe ngarkesat e larta të borxhit në shumë vende me të ardhura të ulëta

Nisur nga kjo një numër i madh do të kërkojnë mbështetje financiare. Për këtë qëllim vendet anëtare kanë rënë dakort të përdorin një fond prej 1 trilion dollarë për të mbështetur financiarisht vendet që do të kenë nevojë për instrumenta fianciare.

Burimi: https://www.imf.org/en/News/Articles/2020/03/26/pr2093-botswana-imf-executive-board-concludes-2019-article-iv-consultation