TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Çështja ‘Shullazi’ duket se vjen drejt zhbllokimit. Sipas informacioneve mësohet se Këshilli i Lartë Gjyqësor, do të komandojë dy gjyqtarë për çështjen e Emiliano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë.
Burime nga KLGJ bëjnë me dije se nesër do të komandohen dy gjyqtarë për Gjykatën Speciale. Çështja e ‘Shullazit’, deri tani është vetëm me një gjyqtar, pasi në trupën gjykuese ka mbetur vetëm Albana Boksi.
Gjyqi ndaj Shullazit dhe grupit të tij është kthyer në një telenovelë në gjykatat e vjetra, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatat e sapokrijuara. GJKKO-ja e ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Emiljano Shullazi dhe grupit të tij, për ndryshimin e masës së sigurisë. Mbrojtja e Shullazit kërkonte lirimin nga qelia të të pandehurit dhe vijimin e gjykimit të çështjes në Apel për një masë më të lehtë, gjë që u rrëzua nga trupa gjykuese, duke e lënë në masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Më herët, grupi kishte kërkuar në KLGJ përjashtimin e treshes së gjyqtarëve, Albana Boksi, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi sipas tyre, këta gjyqtarë nuk janë pjesë e Gjykatës së Re, por janë e asaj të vjetrës. KLGJ ende s’është shprehur për dy gjyqtarët Kalaja dhe Temo, kështu që e vetmja gjyqtare e kësaj çështjeje është Albana Boksi.