AKTUALITET, 25 Nëntor 2020, 19:30

Itali, masakrohet me thika një shqiptar

Itali, masakrohet me thika një shqiptar

Një person me origjinë shqiptare është mendohet se është vetëvrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Trenit në Itali. Viktima që u identifikua nga karabinierët ishte një shqiptar 59-vjeçar, i cili jetonte në qytetin e Umbrias.

59-vjeçari u gjet nga disa banorë të zonës të cilët panë trupin e pajetë të shtrirë në tokë dhe një thikë pranë vend tij. Menjëherë banorët njoftuan autoritetet policore të zonës për të bërë ekspertizen e ngjarjes.

Sipas policisë ai ishte goditur me thikë në mes të barkut dhe gjoksit, e cila i kishte shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme. Ndërkohë që autoritetet policore nisur nga ekspertiza e ngjarjes, kanë hedhur poshtë mundësinë e vrasjes së qëllimshme të 59-vjeçarit dhe anojnë më shumë te vetëvrasja.