AKTUALITET, 11 Korrik 2021, 21:44

Konflikti në Vlorë/ Policia jep detajet e sherrit: Një 21-vjeçar dëmtime në krah, autori i shoqëruar

Konflikti në Vlorë/ Policia jep detajet e sherrit: Një

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme pas një konflkti fizik. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Vlorës ngjarja ndodhi rreth orës 20:10, në fshatin Grabjan, Vlorë, ku dyshohet se shtetasi Erges. B., 28 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. R., 21 vjeç, i cili ka dëmtime në krahë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Erges B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.