AKTUALITET, 12 Janar 2020, 15:16

Komisioneri për zgjerim në BE viziton Shqipërinë

Komisioneri për zgjerim në BE viziton Shqipërinë

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, do të vizitojë Shqipërinë, më 16 janar. Mësohet se Varhalyi, do të jetë në Maqedoninë e Veriut më 15 janar dhe një ditë më pas do të vizitojnë Tiranën.

Politikani hungarez Oliver Varhelyi, i cili zëvendësoi Johannes Hahn, është shprehur pro zgjerimit dhe hapjes së negociatave për dy vendet e Ballkanit.

“Të korrigjojmë gabimin e tetorit dhe në pranverë të 2020 të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, do të shprehej në fillim të dhjetorit Komisioneri europian. Ai ka deklaruar se Ballkani Perëndimor mbetet prioritet për BE-në dhe për të personalisht.