AKTUALITET, 12 Janar 2020, 15:08

Flet ambasadori britanik i arrestuar nga Irani: Nuk isha në protestë!

Ambasadori i Britanisë në Iran, Rob Macaire, ka treguar se ai u arrestua pavarësisht se nuk mori pjesë në demonstratat kundër Ayatollah Khamenei dje në Teheran.

Diplomati tha që po ndiqte homazhet për viktimat e rrëzimit të Boeing dhe po tregonte kështu respektin e tij.

Macaire u arrestua gjysmë ore pasi u largua nga zona edhe pse është e paligjshme të arrestosh diplomatët, shkuan Daily Mail.

Ai shkroi në Twitter këtë mëngjes:

'Faleminderit për shumë mesazhe dashamire. Mund të konfirmoj që nuk po merrja pjesë në asnjë demonstrim! Shkova në një event i cili ishte manifestim i heshtur për viktimat e tragjedisë #PS752. Është normale të dëshirosh të tregosh respekt pasi disa nga viktimat ishin britanikë. U largova pas 5 minutash kur disa filluan të këndonin".

Agjensia e lajmeve në Iran Mehr tha se ambasadori u arrestua me akuzën e 'përfshirjes në provokimin e veprimeve të dyshimta' në tubimin para Universitetit Amir Kabir.

Por më vonë sot, zv.ministri i Jashtëm i Iranit Seyed Abbas Araghchi tha që Macaire nuk u ndalua.

Ai postoi në Twitter:

'Ai nuk u ndalua, por u arrestua si i huaj i panjohur në një tubim të paligjshëm. Kur policia më njoftoi se i arrestuari pretendonte se ishte ambasadori i Britanisë në Iran, thashë E pamundur! 'Vetëm pas bisedës sime në telefon e identifikova, pas 15 min ai u lirua'.