AKTUALITET, 1 Qershor 2021, 11:38

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë në qarkun e Vlorës

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD për prova shtesë për zgjedhjet e 25 prillit në Vlorë.

Të njëjtin vendim Kolegji e mori edhe ditën e djeshme për qarkun e Gjirokastrës.

PD vijon me ankimimet në Kolegjin Zgjedhor për 9 qarqe ku kërkon prova shtesë nga institucionet dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në këto zona zgjedhore.

Deri më tani për dy qarqe Kolegji Zgjedhor nuk ka pranuar kërkesat e opozitës kurse KAS nuk shpalli zgjedhje të pavlefshme në asnjë qark të vendit.