AKTUALITET, 1 Qershor 2021, 09:53

9 vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni, dërgohet me urgjencë në spital

9 vjeçarja bie aksidentalisht nga ballkoni, dërgohet me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Tiranë.

Policia njofton se një fëmijë e moshës 9 vjeçe ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte.

Raportohet se 9-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Në bulevardin “Migjeni”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte fëmija e mitur e moshës 9-vjeçare, e cila po dërgohet në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.