TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kush nuk e ka kryer ende kontrollin fizik të makinës së tij, të mos shqetësohet.
Kjo pasi kolaudimi i automjeteve është shtyrë me tre muaj.
Akti Normativ është firmosur nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e linjës Belinda Balluku.
DPRRTSH sqaron se me këtë VKM çdo certifikatë aktuale e kontrollit fizik të automjetit fiton edhe tre muaj vlefshmëri.
Shtyrja është bërë me qëllim që t’i jepet kohë shërbimit të ri të kolaudimit të përgatitet për rifillimin, duke i dhënë kohë edhe daljes së ndryshimeve në Kodin Rrugor që është miratuar si draft në qeveri dhe pret kalimin në parlament gjatë janarit.
Ndërsa shërbimi i ri i kolaudimit po përgatitet për të kaluar nga koncensionari në shtet.
Megjithatë bëhet me dije se, taksat duhet te paguhen në afatet përkatëse, pasi përndryshe hyn në fuqi kamatë-vonesat.