AKTUALITET, 4 Janar 2021, 12:33

Basha bashkëbisedim me gjimnazistët: Në 70 % të shkollave nuk ka ujë të rrjedhshëm

Basha bashkëbisedim me gjimnazistët: Në 70 % të shkollave

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën sotme takim me gjimnazistët duke u njohur më vështirësitë, proceset e mësimdhënies dhe alternativat që kanë të rinjtë për punësimin.

Basha deklaroi se rinia shqiptare është motivimi i Partisë Demokratike.

Ndërkohë të rinjtë deklaruan se ajka e shoqërisë shqiptare nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveçse të largohet jashtë vendit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga të rinjtë është mungesa e informacionit për të prekurit më Covid.

“Ne nuk njoftohemi për personat që preken me Covid”, tha një nga nxënësit.

Basha theksoi se qeveria u tregua e papërgjegjshme dhe se nuk u mor asnjë masë për higjienën minimale në shkolla, ndërsa shtoi se 70% e shkollave nuk kanë ujë të rrjedhshëm.