AKTUALITET, 29 Korrik 2021, 15:28

“Koha nuk pret, virusi sot është tepër ngjitës”/ Manastirliu thirrje studentëve të vaksinohen para nisjes së Universitetit: Shtatori do të na përballë me…

“Koha nuk pret, virusi sot është tepër ngjitës”/


Pasi dha lajmin se muaji Gusht do të jetë muaj i hapur për vaksinimin e qytetarëve +18 vjeç, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu nga Qendra Shëndetësore nr.1 në Tiranë, i ka bërë apel studentëve të vaksinohen gjatë muajit të hapur dhe përpara fillimit të sezonit të ri akademik.

“Eshtë e rëndësishme një thirrje për studentët, për t’u vaksinuar sepse Shtatori, Tetori, fillimi i shkollës sigurisht që do të na përballë me rritjen e kontakteve, me te gjithe ato grumbullime të cilat ndonjëherë janë të pashmangshme, por nëse jemi të vaksinaur, të paktën kemi të garantuar që shmangim komplikacionet dhe format e rënda të sëmundjes dhe sigurisht edhe fatalitetet”, tha Manastirliu.

“Ndaj te mos humbim kohe e te mos hezitojme per te vajtur te vaksinohemi sa me shpejt te jete e mundur“, ishte thirrja e ministres per te rinjte.

Ndërsa shefja e Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Prof. Silva Bino tha se tani me qarkullimin e variantit indian në vend, vaksinimi eshte nje urgjence.

“Delta e bën urgjente vaksinimin. Pra nëse deri dje thoshim vaksinim, sot vaksinimi është një urgjencë se virusi është tepër i transemeuteshëm, ngjitës dhe koha nuk pret. 

Studentët që do futen në auditore mund të bëhen përcues.

Vaksinimi i studentëve nxënësve e mësuesve, të moshuarve që mund të bëjnë forma të rënëda dhe deri në vdekje, është element tepër i rëndësishëm urgjence për t’u vaksinuar”, tha Bino.