AKTUALITET, 31 Tetor 2020, 17:52

Kodi i ri Zgjedhor/ Salianji: Dëmton rrugën europiane të Shqipërisë!

Kodi i ri Zgjedhor/ Salianji: Dëmton rrugën europiane të

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, mendon se Kodi i ri Zgjedhor i miratuar nga maxhoranca nuk e rriskon opozitën por rrugën europiane të Shqipërisë.

I ftuar në emisionin “Kjo javë” në News24, Salianji tha se të rriskuara janë partitë e reja dhe se nuk ka frymë apo qëndrim të Edi Ramës që e ndal rotacionin.

“Sa e rriskuar ndihet opozita? Aspak, zero. Në këtë situatë është e rriskuar Shqipëria. E rriskuar Edi Rama për përplasje me faktorin ndërkombëtar. Të rriskuara dhe partitë e reja. Nuk ka frymë, nuk ka taktikë elektorale, qëndrim të Edi Ramës që e ndal rotacionin dhe ndryshimi ne pritshëm. Ai është një kod që e dëmton rrugën europiane të Shqipërisë, demokracinë në Shqipëri duke mos i dhënë barazi vote të gjithë qyt, por për opozitën është vetëm një zhvendosje vëmendje.

Pa diskutim është dhe një pjesë tjetër, zhvendosje e Ramës nga marrëveshja e shkruar e qershorit ku mori disa zotime që as nuk i mbajti dhe as nuk i respektoi dhe i implementoi me dhunë në kuvend”, deklaroi Salianji.

Sipas tij, të gjitha partitë e opozitës do të hyjnë në zgjedhje sipas taktikës elektorale që përcakton kodi i ri zgjedhor. “PD dhe aleatët do të marrë të gjitha masat dhe përgatitjet elektorale për maksimalizim të votës. Shqetësuese është periudha deri sa të vijë ndryshimi”, tha ai.