LIFESTYLE, 5 Korrik 2021, 09:46

Kishte ditëlindjen, Olta Boka surprizon me dhuratën më të veçantë partnerin

Kishte ditëlindjen, Olta Boka surprizon me dhuratën më të

Një ditë më parë, partneri i Olta Bokës, Iv Rrokaj festoi ditëlindjen.

Si rrallëherë, Olta publikoi një foto me të dhe i bëri një dedikim publik.

“Gëzuar ditëlindjen shpirt! Ishim fëmijë dhe u bekuam me fëmijë!”, shkroi Olta përkrah fotos.

Këngëtarja sapo ka publikuar një këngë dedikuar partnerit, me titull “Për ty”.

“Për ty, njeriut të zemrës sime, babait të Gaias, një dhuratë për ditëlindje!”, ka shkruar këngëtarja.

Ky projekt shënon dhe rikthimin e saj në muzikë pas një pauze të gjatë.

Kujtojmë që Olta dhe partneri mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë me emrin Gaia pak muaj më parë.