TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Armina Mevlani kujdeset shumë për të qëndruar në formë, duke u ushqyer shëndetshëm dhe duke u marrë me stërvitje.
Blogerja e njohur shqiptare shpesh ndan edhe këshilla të ndryshme me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kanë pyetje nga më të ndryshmet.
Mbrëmjen e djeshme, Mevlani i dha mundësinë fansave t’i drejtonin pyetje.
Shumica prej tyre i kanë vënë në dukje faktin se ngjan shumë me partneren e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo. Por, që të duket fiks si ajo, një ndjekëse i ka sugjeruar të bëjë një ndryshim të vogël në trup.
“Pse nuk bën ndërhyrje të pasmet dhe del si motra e Georgina Rodriguez fiks?”,- ishte pyetja që iu drejtua Arminës.
Përgjigja e moderatores ishte kjo:
“1. Sepse e dua trupin tim siç jam dhe jo patjetër të pasmet e mëdha janë një ‘must’ (që duhet t’i kesh patjetër)
Mes pyetjeve të tjera mbizotëronin ato për ndërhyrje estetike në fytyrë. Por, ashtu si çdo herë tjetër, Armina i sqaroi ndjekësit e saj se nuk ka ndryshuar asgjë në fytyrë dhe është e gjitha natyrale.