TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë e PD-së, lideri i kësaj partie, Lulzim Basha u shpreh se: “Gjeneza e bashkëpunimit të Edi Ramës me krimin e bandat, është në bashkinë e Tiranës”.
Basha shtoi se kryeministri Rama erdhi në pushtet në bashkëpunim me krimin dhe se për ta vazhdon të mbajë pushtetin.
“2013 është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin, po edhe kjo fsheh një të vërtetë që shumë kush e ka pluhurosur në harresë dhe shumë në moshë të re se kanë dëgjuar.
E nisi si kryetar i Bashkisë Tiranës, të gjitha bandat gjetën mundësinë për të pastruar paratë e pista. Famëkeqe janë rastet e vrasjeve me armë e antitankt mes bandave.
Kjo pra është historia e një njeriu i cili e lidhi fatin e tij politik që ditën e parë në pushtet me krimin e kriminelët. Me ta u mësua të diktonte procese, me ta erdhi në pushtet me ta dhe për ta e mban pushtetin. Mjafton të shohim vendimin e Holandës e cila ka cituar në parlament arsyet pse refuzon hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Po kështu në Gjermani Francë, Danimarkë, Britani, Zvicër, dhe SHBA kanë një radiografi seç ka ngjarë në Shqipëri gjatë 6 viteve të pushtimit të Ramës. Pushteti i Ramës u bë një me pushtetin e kriminelëve,”- u shpreh Basha.