LIFESTYLE, 7 Shtator 2020, 13:49

Kim Kardashian zgjeron “perandorinë”, gati për biznesin e ri


Kim Kardashian njihet si një biznesmene shumë e suksesshme. Por, përpos markave “Skims” dhe “KKW Beauty”, Kim do ta zgjerojë “perandorinë” e saj dhe me dekoret e shtëpisë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga mediat e huaja, ylli televiziv ka regjistruar së fundmi markën më të re “KKW Home”, që do të ofrojë produkte, orendi, mobilie shtëpiake.

Megjithatë, 39-vjeçarja nuk e ka konfirmuar publikisht zgjerimin e biznesit të saj. Ajo tashmë po korr sukses në tregun e veshjeve dhe produkteve të bukurisë me “Skims” dhe “KKW Beauty”

Kujtojmë që Kim ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për raportin e vështirë me bashkëshortin Kanye West. Megjithatë, dyshja ka ndërmarrë disa udhëtime familjare për t’i dhënë edhe një tjetër mundësi njëri-tjetrit.