LIFESTYLE, 26 Dhjetor 2020, 10:57

Kiara Tito i plotëson dëshirën ndjekësit, moderatorja publikon foto të tetë vite më parë


Mbrëmjen e djeshme, Kiara Tito vendosi që t’ua realizonte dëshirat ndjekësve të saj, duke u dhënë mundësinë që të kërkonin një foto të caktuar të moderatores.

“Shoë me a picture of” është kthyer në trendin më të ri të Instagram-it, prandaj edhe Kiara vendosi ta provonte.

Një nga ndjekësit, i kërkoi të publikonte një foto të realizuar në vitin 2012, pra bëhet fjalë për tetë vite më parë.

Tito postoi një foto të realizuar në plazh, ku shfaqet e veshur me bikini, krahas së cilës shkruante “Me filtra shumë”. Kiara gjithashtu publikoi edhe një foto të shkrepur gjatë kohës kur ishte e infektuar me Covid-19.