LIFESTYLE, 24 Dhjetor 2020, 10:28

Dhurata Dora feston ditëlindjen, mesazh fansave: Faleminderit për përkrahjen!

Dhurata Dora feston përvjetorin e 28-të të lindjes. Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në rrjete sociale, me anë të të cilave ka shprehur falenderimet për mbështetjen që i kanë dhënë fansat. Dhurata shkruan se nuk mund të ishte më e lumtur se kaq në këtë ditë të veçantë për të, pasi projekti më i fundit “Harrom” ka grumbulluar 1 milion klikime në Youtube. “Ditëlindja ime nuk mund të ishte më e mirë se kaq. 1 milion ‘Harrom’, një prej këngëve të mia të përzemërta. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, nuk do t’ju lë kurrë dhe do të punojë edhe më shumë. Faleminderit”, shkruan ajo.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)