LIFESTYLE, 26 Dhjetor 2020, 08:52

Marina Vjollca merr dhuratën e veçantë nga stilistja e famshme italiane


Para disa mujash, moderatorja e njohur Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi.

Që nga ai moment në çdo dalje të saj, Marina shfaqet e veshur nga kjo markë dhe padyshim është pëlqyer shumë nga publiku.

Në këtë natë Krishtlindjesh, stilistja e ka surprizuar bukuroshen shqiptare në mënyrën më të bukur dhe nuk kishte se si Marina ta ndante me të tjerët.

“Jam kaq e lumtur! Faleminderit nga thellësia e zemrës! Urime Krishtlindjet”, ka shkruar Vjollca në videon e publikuar, ku shfaqet dhurata.