NË FOKUS, 14 Prill 2020, 20:24

Këto vemje që po na neveritin me ndarjen e trastave

Këto vemje që po na neveritin me ndarjen e trastave


Nga Ilir Demalia

Që nga tërmeti në nëntor 19 dhe tani në në vazhdim me Coronavirus, politikanë, qeveritarë, shoqataritarë, individë, palaço që ngarkojnë trajsat në makinë, rrugtojnë... tregojnë shkarkimin në destinacionin e mjerimit, duke fotografuar, filmuar me celularë apo kamera mbas bythe, për ti hedhur me shpejtësi rrufe në ekranet e TV-ve, apo Facebook, Instagram. Ku të munden dhe si munden duke treguar narcicizmin e çmëndur, për të marrë vëmendje dhe t'u dukur si njerëz të mire dhe që mendojnë për popullin, të varfërit, për shoqërinë, për, për-përrrrrrrrrrrrrrrrrr!

Këta kllounë si palaço cirku nuk janë gjë tjetër, vetëm se, disa vemje sociale që shfrytëzojnë fytyrat dhe sytë e groposur të mjerimit, duke i fotogrofuar dhe filmuar për ti përdorur si PR, për përfitimet dhe karrierat e tyre të ndyra, për t'u anançuar në formacionin politik, ku ky formacion për 30 vjet është portreti i vrasësit dhe shkaktari i mjerimit.

Satakaja o të pafatyrë nuk bëhet me kamera dhe filmime mbas bythe duke poshtëruar dhe më mjerimin o të mjeruar moralisht, mendërisht! Jo! Me Bibël dhe Kuran shkruhet: Kur të japësh satakanë, dora që e jep, mos ta shohi dora tjetër.

Ju jargë kombëtare e dhënie-trajseve, ju vemje morale mos i vrisni dhe më fatkeqët e mjeruar prej jush !

Ne kemi një shëmbull, Madre Terezen, në të shtrirët prej lebrozës në Kalkuta që i kuronte plagët dhe i ushqente me supën e ngrohtë të shpirtit shenjte, nuk merrte kamera apo aparate fotografike mbas bythe.

Boll më se u bëtë bajat dhe po na qitni të vjelltin për zorrësh me "bamirsinë: tuaj.