NË FOKUS, 10 Shtator 2017, 20:25

Zbulohet skema që përdor mafia shqiptare për trafikimin e emigrantëve drejt Anglisë

Trafikantë që fitojnë deri në 2.500 paund për person po trafikojnë me sukses ata që kërkojnë në mënyrë të dëshpëruar një jetë të re – përfshirë refugajatë nga Ballkani, Iraku, Afganistani e Siria.

Mafia shqiptare ka hapur një rrugë të re për të trafikuar emigrantë në Britaninë e Madhe nëpërmjet një porti spanjoll, sipas një investigimi të Sunday People të gazetës Daily Mirror.

Trafikantët që kërkojnë deri në 2.500 paund për person po trafikojnë me sukses me anije që nisen nga Bilbao, të dëshpëruarit që kërkojnë një jetë të re - përfshirë refugjatët nga Ballkani, Iraku, Afganistani dhe Siria.

Policia në qytetin verior të Spanjës po përballen me rritjen e emigrantëve gjatë tre muajve të fundit.

Në dy vjet ka pasur një rritje dhjetëfish të njerëzve të kapur duke u përpjekur për të hyrë në kamionë ose kontenierë në port.

Por sipas ligjit spanjoll ata po kryejnë vetëm një shkelje administrative - kështu që policia vetëm mund t’u marrë gjeneralitetet dhe i liron.

Qindra të tjerë të strehuar nëpër kampe, që janë në pritje për të shfrytëzuar mundësinë, nuk mund të kapen – pasi kanë viza turistike.

Emigrantët në Bilba  po përpiqen të hyjnë në tragete që nisen për në Britaninë e Madhe (Foto: Sunday Mirror)

Investigimi i Mirror zbuloi se pas dorëzimit të një pagese të madhe tek bosët e mafias, emigrantëve u jepet një elefon dhe 700 paund për ndërmjetësit që do t’i çojnë në Britani.

Të ngacmuar nga premtimi i vendeve të punës në lavazhet e makinave apo në ndërtim në Londër, ata nuk janë në dijeni se do të përfundojnë në mëshirën e drejtuesve të bandave.

Duke arritur në Bilbao, investiguesit tanë gjetën më shumë se 100 njerëz në çadra dhe nën urat autostradave, në perimetrin e portit.

Ismaili, 29 vjeç, një saldator nga Peshkopia në veri-lindje të Shqipërisë, ndan një tendë me dy persona të tjerë, përfshirë edhe nipin e tij.

Ai thotë: "Doja të shkoja legalisht në Angli, por është e pamundur. Tani më duhet të shkoj ilegalisht.

 

Një emigrant duke  biseduar me gazetarin Patrick Hill (Foto: Sunday Mirror)

"Unë e di se ka njerëz që mund t’i paguaj, por nuk kam para. Duhet të përpiqem të shkoj atje falas duke hyrë vetë fshehurazi”.

Në vitin 2015, policia bëri 119 ndalesa të emigrantëve që po përpiqeshin të depërtonin në portin e Bilbaos. Në vitin 2016, kjo shifër u rrit në 380. Këtë vit, ka arritur një rekord prej 1,200 vetësh.

Ata që u kapën përfshinin 60 irakianë, 45 afganë dhe 25 pakistanezë. Por pjesa më e madhe - 950 prej tyre - ishin nga Shqipëria.

Në një kamp të improvizuar, 300 metra në perëndim të portit të Bilbaos, gjetëm disa burra shqiptarë, kryesisht adoleshentë dhe 20 -vjeçarë.

Kampi ku qëndrojnë shumë nga emigrantët (Foto: Sunday Mirror)

Disa thanë se po iknin nga ish-vendi komunist, pasi vuanin persekutim mbi përkatësinë etnike, seksualitetin apo fenë e tyre.

Por me papunësinë e lartë të të rinjve, shumë të tjerë janë emigrantë ekonomikë. Mbretëria e Bashkuar, me 20,000 shqiptarë që jetojnë ligjërisht këtu, është destinacioni i tyre më popullor.

Dy kampe në kodrat rreth portit të Bilbaos u shkatërruan nga policia një javë më parë dhe siguria është rritur.

Gardhet janë shtuar, kamerat e sigurisë janë rritur dhe janë punësuar roje private që patrullojnë. Por kjo nuk i ka penguar trafikantët apo "klientët" e tyre të dëshpëruar.

Tragetet me të cilët emigrantët shpresojnë të hyjnë në Britani të Madhe

Pasi hyjnë në port, ata rrezikojnë të dëmtohen rëndë, madje edhe vdekjen në përpjekjet e tyre për të filluar një jetë të re këtu. Shumë njerëz hidhen mbi kamionët në lëvizje kur i afrohen portës, ose përplasen në rimorkiot e parkuara, duke shpresuar që të fshehen midis ngarkesave të tyre.

Të tjerët ndihmohen të futen në kontejnerë të mbyllur të anijeve, duke rrezikuar mbytjen ndërsa presin që ato të hapen përsëri në destinacionin e tyre. Disa hidhen në tragete, teksa largohen nga porti.

Ismail thotë: "Unë kam qenë këtu një muaj. Kur mbërrita këtu, kishte më shumë. Disa kanë hequr dorë dhe kanë shkuar në Itali, disa kanë arritur të hyjnë në Angli.

Kampi ku qëndrojnë emigrantët (Foto: Sunday Mirror)

"Unë i njoh njerëzit që e bëjnë këtë, ata janë në Londër duke punuar si ndërtues dhe duke bërë çdo punë shtesë që munden."

Ai thotë në një anglishte të çalë se ai dhe nipi i tij kishin fluturuar nga Shqipëria në Paris, blenë një çadër dhe morën një autobus prej 12 orësh në Bilbao, duke paguar 70 euro secili.

Ismail shpreson të fitojë para të mjaftueshme në Britani për të mbështetur prindërit e tij të moshuar dhe familjen në Shqipëri.

Ai thotë: "Nuk ka punë në vendin tim. Është shumë e vështirë - politikanët nuk e dinë se çfarë po bëjnë. Do të doja të punoja si saldator në Londër, por do të bëj çdo punë që mund të gjej. Thjesht më duhet të shkoj atje."

Në bordin e Brittany Ferries nga Portsmouth në Bilbao

Një tjetër shqiptar rreth të 20-ave, i cili nuk pranoi të jepte emrin e tij, tha se kishte punuar një vit në Gjermani dhe tani ishte drejtuar për në Angli. Ai është kapur tri herë në kamionë. Ai tha: "Duhen kohë. Policia mund të na kapë shumicën e kohës, por jo çdo herë. Shpresojmë se herën tjetër ata nuk do të më gjejnë.

"Kam miq në jug të Londrës dhe kur të arrij atje do të jetoj me ta. Ata thonë se ka shumë punë, shumë para për t'u bërë. "

Brittany Ferries ka tre linja pasagjerësh në javë nga Bilbao në Portsmouth dhe dy anije mallrash për në Poole.

Deri më tani, ka mbajtur 1,765 emigrantë në bord. Prej tyre, 66 u kapën nga Forca Kufitare e Mbretërisë së Bashkuar pasi arritën këtu (Angli).

 

Policia kontrollon kampin ku qëndrojnë emigrantët (Foto: Sunday Mirror)

Drejtori i asociuar i firmës Roberto Castilla tha: "Vendorët janë të shqetësuar se çfarë mund të ndodhë më pas. Trafikantët punojnë në grupe për të hutuar rojet.

"Siguria bën një punë të mirë, por porti është 11 km në madhësi, kështu që është e vështirë. Emigrantët qëndrojnë në majë të kodrave, kështu që ata kanë një pamje të plotë të të gjithë portit".

Ai tha se problemi është përkeqësuar në mënyrë dramatike që nga viti 2012. "Në atë kohë ne ishim në shënjestër deri në 300 në vit. Tani mund të jetë 300 në muaj. "

Agjencia Kombëtare e Krimit ka shprehur shqetësimin për bandat e dhunshme shqiptare që kontrollojnë trafikun e qenieve njerëzore dhe kokainës.

Esteban Izquierdo i policisë spanjolle tha se numrat janë rritur që kur kampet e emigrantëve në Calais (Francë) u mbyllën.

Ai tha: "Deri tani numri më i madh është nga Shqipëria, meshkuj dhe të rinj. Ne bëjmë gjithçka që mundemi ". /Daily Mirror