LIFESTYLE, 13 Shkurt 2018, 15:00

Kosova do të paguajë 300.000 mijë € për të sjellë Rita Orën

Kosova do të paguajë 300.000 mijë € për të
Pas aludimeve për pjesëmarrjen e Rita Orës në koncertin kushtuar Pavarësisë së Kosovës, më në fundit konfirmohet. Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar pjesëmarrjen e këngëtares kosovare Rita Ora, në një koncert në Prishtinë, për 10-vjetorin e Pavarësisë. Në një deklaratë, Pacolli tha se Rita Ora do të këndojë në kryeqytetin kosovar, më 17 shkurt. Deklarata e Pacollit ka ardhur pasi qeveria ka sqaruar se Rita Ora do të vijë në Kosovë për 10-vjetorin e Pavarësisë dhe se nuk ka ndryshuar asgjë rreth organizimit të 17 Shkurtit. Nga qeveria e Kosovës është mësuar se nuk ka asnjë anulim për festën dhe organizimin e 17 Shkurtit, ndryshe nga ç’është përfolur gjatë ditës në mediat shqiptare. “Nesër do të aprovohet buxheti në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, kështu që gjithçka do të shkojë sipas planit, sipas Këshillit Organizativ”, shkruhet në deklaratën e qeverisë. Institucionet shtetërore kishin konfirmuar ardhjen e këngëtares kosovare me famë botërore, por së fundmi u raportua se ardhja e saj mund të anulohej për shkak të disa vonesave.

Megjithatë, qeveria e Kosovës ka konfirmuar se në festën e dekadës së parë të shtetësisë, çdo gjë do të shkojë ashtu siç ka qenë e planifikuar: “Krejt çka është e planifikuar deri më 18 do të jetë e realizueshme”.

Në buxhetin që do të miratohet nesër, kostoja totale e shpenzimeve për 17 Shkurt pritet të arrijë shifrën e 300.000 mijë euro. [gallery ids="69538,69539,69540,69542,69543,69544,69545,69546,69547,69548,69549,69550,69551,69552,69553"]