LIFESTYLE, 18 Dhjetor 2020, 12:56

Këngëtarja Justina Aliaj mposht koronavirusin: Faleminderit miq për inkurajimin

Këngëtarja Justina Aliaj mposht koronavirusin: Faleminderit miq

Këngëtrja shqiptare Justina Aliaj ka mposhtur COVID. Lajmin e mirë këngëtarja e ka ndarë në rrjetet sociale me të gjithë ndjekësit e saj.

Në mesazhin e saj artistja bën të ditur se kanë qënë mesazhet ato që e kanë bërë të ndihet më e lumtur dhe e fortë në të njëjtën kohë edhe pse nuk e mohon se ka pasur raste kur ndihej e pashpresë.

POSTIMI:

Gjithë respektin për ju!!!Miqtë e mi të shtrenjtë, nga zemra uroj të jeni mirë me shëndet!

Më lejoni t’ju shpreh gjithë çfarë kam në zemër për ju…Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!!Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!!

Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë.

Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën.

Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot!

GEZUAR ky Vit i Ri 2021!Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote! Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë!E juaja, Justina Aliaj