TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është shumë e rëndësishme që njerzit të kuptojnë se figurat e ekraneve të ndryshme shqiptare, tashmë e kanë më të lehtë të lëvizin si të ftuar në studio të ndryshme.
Njësoj ka ndodhur edhe me Kejvinën që jemi mësuar ta shohim në “Xing me Ermalin”. Mbrëmjen e djeshme kjo e fundit ka qenë e ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” që ka nisur në Top Channel për Kampionatin Botëror të Futbollit.
Menjëherë sapo Kejvina ka shpërndarë foton nga ambientet e Top Channel kanë nisur komentet negative lidhur me faktin që kjo e fundit është larguar nga Tv Klan për të shkuar në një emision të Top Channel.
E ftuar në emisionin “Top Arena”, përballë moderatorit Edi Manushit, Kejvina zbuloi edhe porosinë që Ami i ka dhënë për Ermalin.
Pas pyetjes “A të ka thënë Ermali që Amin duhet ta respektosh më shumë se unë?”, Kejvina tha: “Në fakt, Ami më ka thënë që Ermalin respektoje më shumë se unë”.
Velina tregoi më pas se nuk do të largohej nga emisioni i tij, pasi nuk mund t’ia bënte këtë gjë Ermalit.